FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dokumenti/ Edhe PS me lobist në Amerikë, punëson kompaninë e afërt me Trump

Partia Socialiste e Shqipërisë ka punësuar kompaninë e lobimit Ballard Partners me bazë në Florida-kompani e cila njihet për lidhjet me presidentin amerikan, Donald Trump. Të dhënat e siguruara nga BIRN në Departamentin Amerikan të Drejtësisë tregojnë se kontrata është firmosur më 13 prill 2017 nga kryefinancierja e PS, Dhurata Isufaj dhe presidenti i Ballard Partners, Brian Ballard.

“I regjistruari do të sigurojë shërbime advokacie lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes SHBA-së dhe Shqipërisë,” thuhet në deklaratën e regjistrimit të kompanisë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. “Aktiviteti do të përfshijë informimin, këshillimin dhe ndihmën e kontraktuesit të huaj në komunikimin me zyrtarët e qeverisë amerikane,” shtohet aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ballard Partners është një kompani e njohur me bazë në Florida, e cila ka tërhequr vëmendjen e medias amerikane për shkak se presidenti i saj, Brian Ballard njihet si një ndër mbledhësit kryesorë të fondeve për fushatën presidenciale të Trump në shtetin e Floridas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas revistës “Politico”, Ballard Partners hapi zyrën e vet të lobimit në Uashington pas fitores së Trump dhe firmosi kontratën e parë të lobimit me Republikën Domenikane për 900 mijë dollarë në total.

Partia Socialiste e Shqipërisë është klienti i dytë i huaj për Ballard Partners. Në deklaratën e dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, kompania e lobimit nuk ka përfshirë kontratën dhe vlerën e saj, por një artikull i gazetës me qendër në Uashington “The Hill” zbulon se Partia Socialiste do të paguajë 20 mijë dollarë në muaj për një vit radhazi.

Kontratat me kompani të kushtueshme lobuese për të ndikuar mbi qeverinë amerikane janë manovra të përdorura herët nga partitë politike në Shqipëri, të cilat kohët e fundit po shënojnë një kulm të ri. Partia Socialiste i është bashkuar në këtë përpjekje Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, të cilat kanë punësuar më herët lobuesit e tyre për të vendosur marrëdhënie me administratën e Trump-it.

Në dy investigime të mëparshme, BIRN zbuloi se Lëvizja Socialiste për Integrim pagoi mbi 300 mijë dollarë për lobim në SHBA gjatë vitit 2016, aktivitet i cili përfshinte edhe një ftesë për inaugurimin e presidentit Trump. Ndërkohë, Partia Demokratike pajtoi në muajin mars kompaninë e lobimit “Stonington Strategies,” pjesë e “Muzin Capitol Partners” për 25 mijë dollarë në muaj. /Reporter.al/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?