Dom Gjergj Meta: Ku e keni “miellin” zoti Lu?
Prifti i njohur Dom Gjergj Meta i përgjigjet deklaratës së Ambasadorit amerikan Lu
Ja çfarë shkruan Dom Gjergj Meta:
Konklavja shqiptare? … fjala jote në vesh të Zotit, Zoti Lu!
Ambasadori Lu iu kthye një koncepti mesjetar kur nisi konklavja që zgjidhte Papën. Në vitin 1270 banorët e Viterbo-s mbyllen kardinalët me forcë (cum clave = me çelës) në pallatin apostolik, që asokohe gjendej atje, derisa te zgjidhnin Papën, pasi kishin kohë që nuk vendosnin për shkak të konflikteve të brendshme.
A është efikase në rastin shqiptar një gjë e tillë? Mendoj që jo, sepse, i nderuar Zoti Lu, reformën thjesht nuk e duan pikërisht ata që ju thatë në fjalimin tuaj, politikanët, gjyqtarët dhe të fortit e korruptuar që në këtë vend janë më shumë se sa ju mendoni dhe keni informacion.
Ata nuk do të lejojnë që të bëhet një reformë e tillë. Por ka diçka tjetër më shumë që kjo reforme i ngjan një furre buke me teknologji të vjetëruar. Reforma mund të modernizojë teknologjinë, por mielli është po ai i mëpërparshmi … i prishur (corruptio do të thotë pikërisht i prishur). Mielli Zoti Lu, mielli … ai është problemi i madh!
Dashtë Zoti e Zoti Lu ia arrin!
KOHA JONË SONDAZH


