Donald Lu nis takimin e dytë brenda ditës me Ramën

Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Takimi po zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë.

Ky është takimi i dytë gjatë ditës së sotme mes Ramës e Lu dhe vjen një ditë pas tryezës së kryeministrit me kreun e opozitës Lulzim Basha në Presidencë, për zgjidhjen e krizës politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lu ka qendruar në zyrën e Ramës edhe gjatë pasdites së djeshme, ndërsa në fokus të këtyre takimeve mbetet kriza politike që ka kapluar vendin, ku opozita mbetet e vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?