Donald Lu qëndron në Tiranë. Ambasadorët e SHBA në Ballkanin Perëndimor nuk largohen

Pavarësisht urdhrit të Presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump se ambasadorët e zgjedhur politikisht nga administrata e vjetër do të largoheshin nga postet e tyre, në Ballkanin Perëndimor nuk pritet të ketë ndërrime.

Kjo do të thotë se ambasadori Donald Lu nuk pritet të lëvizet nga qeveria e re e Trump dhe se politika e SHBA-ve do të qëndrojë e njëjtë në Ballkanin perëndimor. Të gjithë ambasadorët e SHBA-ve në këtë zonë janë vënë në detyrë në fund të vitit 2014 dhe e kanë marrë postin në fillim të 2015. Lajmi bëhet i ditur nga European Western Ballkans, portalit të BE dedikuar integrimit të vendeve të ballkanit në familjen europiane.

Po sipas këtij lajmi, pritet që për ambasadorët e vendeve si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnja Hercegovina, Kroacia dhe Serbia, përfaqësuesit e SHBA-ve të mos lëvizin deri në përfundimin e mandatit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Linku i lajmit në anglisht: US ambassadors in the Western Balkans to retain their posts under the administration of Donald Trump

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?