FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donald Trump firmos pagën e tij prej 1 dollar në vit !

Donald Trump i rri premtimit të tij. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se nuk do të marrë rrogën e presidentit.

Gjatë fushatës ai është pyetur se a do të marrë rrogën e presidentit. Por si duket president miliarder, nuk e ka pasur as idenë se sa është rroga e shefit të shtetit më të fuqishëm në botë, shkruan Gazeta Express.

Presidentët amerikanë kanë rrogë vjetore prej 400 mijë dollarëve.Por Trump nuk do ta marrë këtë rrogë. Ai ka paralajmëruar se do të marrë shifrën simbolike prej një dollari në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ligjeve amerikane, Trump nuk mund të refuzojë të mos paguhet nga shteti për postin e presidentit. Prandaj, ai do ka zgjedhur të marrë rrogë një dollar në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?