Trump President, Rama: Populli amerikan bëri zgjedhjen e tij

Pas ministrit të Punëve të Jashtme ka ardhur dhe mesazhi i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e sapombyllura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I njohur për mbështetjen e tij ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton, Rama fitoren e republikanit Donald Trump e konsideron si një zgjedhje të popullit amerikan.

Ndërkaq, teksa i shpreh urimet e tij, Kryeministri Rama thekson se marrëdhënia strategjike e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i Kryeministrit

Swiss Digital Mobile Reklama

Populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot të bëhet Presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?