Donald Trump, Presidentit të Meksikës: Mos shkel në SHBA !

“Nëse Meksika nuk shpreh gatishmëri për të paguar për murin e shumë nevojshëm, atëherë do të ishte shumë më mirë për të që ta anulojë takimin e ardhshëm”, kështu ka shkruar Presidenti amerikan Donald Trump në faqen e tij në Tëitter. Ky ishte paralajmërimi për presidentin e Meksikës  Enrique Pena Nieto i cili planifikon të vizitojë Washingtonin. Një ditë më parë Trump firmosi vendimin për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, për të penguar refugjatët, si dhe deklaroi se shpenzimet e këtij muri do t’i paguajë vetë Meksika. Ndërtimi i këtij muri ishte një prej premtimeve të Trump gjatë fushatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?