Dorëheqja e Shehajt, Vladimir Kosta: E paaftë dhe fjalë pise

Deputeti socialist, Vladimir Kosta, ka reaguar pas dorëheqjes së zv/ministres së Ekonomisë, Brisida Shehaj. Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, deputeti i Gjirokastrës i drejtohet ish-numrit një të Tatimeve si e paaftë dhe fjalë pise.

Çudi e madhe si e kanë lënë deri më sot,sa të japë dorëheqjen!!!! drejtoresha më e paaftë, arrogante e fjalë pise, Një ish drejtoreshë që shkatërroi administratën duke larguar të aftët e t’i zëvendësojë me sojin e saj…”, shkruan Kosta.

Brisida Shehaj dha dorëheqjen një ditë më parë, dy muaj pasi u emërua si zv/ministre e Ekonomisë. Deri në shtator, Shehaj mbajti postin e Drejtores së Përgjithshme të Tatimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?