Doris Pack: OSBE nuk duhet të bëhet bashkëpunëtore e zgjedhjeve farsë pa opozitën
Doris Pack, kryetarja e forumit të grave në Partinë Popullore Europianë (PPE), deklaron se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Në një reagim në Twitter, ajo shprehet se nëse OSBE i vëzhgon bëhet bashkëpunëtore në këtë farsë.
“Në një vend demokratik një kryeministër kurrë nuk del kundër dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës. Mungesa e Gjykatës (Kushtetuese) prej një viti e gjysëm do ta pengonte atë. Kujt duhet t’i binden qytetarët e shkretë? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore”,- shkruan Doris Pak.
in democratic countries never a prime minister would act against its presidents decree+and a Const. Court-here not in office for 1 1/2 year-would hinder him.Poor citizens whom should they obey?
Election without opposition is a farce.If OSZE observes it-it makes itself accomplice.— Doris Pack (@pack_doris) June 29, 2019
KOHA JONË SONDAZH

