Doshi: A kam frikë nga arrestimi? Këtu çfarë s’ndodh!
Pasi doli nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, Tom Doshi tha para gazetarëve se anjë nga akuzat e tij nuk qëndron. “Kam bërë të ditura pretendimet e mia. Nuk ka asnjë akuzë ndaj meje. Të trejat akuzat nuk qëndrojnë. Unë nuk kam bërë dëshmi të rreme, nuk kam bërë kallëzim të rrëme pasi nuk e kam nisur unë çështjen dhe nuk i kam bërë presion askujt” – tha Doshi. I pyetur nëse i druhet një arrestimi ai tha: “Ka edhe arrestime politike, këtu ça s’pret”. Doshi ka akuzuar edhe Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla se nuk ka administruar provat e kërkuara.