Dosja e ”21 Janarit” në SPAK, Meta: Basha përgjegjës, ishte paralajmëruar dhe nuk reagoi

Për Ilir Metën, rihapja e dosjes së ”21 Janarit” nga SPAK është një drejtësi me regji. Gjatë një konference me gazetarët, presidenti i Paritës së Lirisë, shtoi se vrasjet në bulevard janë përgjegjësi e Lulzim Bashës, ministër i Brendshëm në kohën kur ndodhi protesta. Sipas Metës, Basha nuk mori asnjë masë pavarësisht se ishte njoftuar se protesta do të ishte e dhunshme.

”Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskreditimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend. SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi për 21 Janarin, është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës. E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?