Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:00 Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA Në daljen sot para medias kryeministri Rama shoqeruar nga ministri brendshëm, Ervin Demok tha ndër të tjera se “Dje u informova për një listë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dosja e plotë/ Plani Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës, që nisi në Nish tre vjet më parë

Forum E shtunë, 25 Shtator 2021 11:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç zbuloi se plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë kishte qenë i tiji dhe se ai kishte dështuar në Samitin e Berlinit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këtë plan të panjohur për publikun, qeveria shqiptare e ka shitur si detyrim nga Amerika dhe nga Brukseli. Mbështetësit e planit kanë thënë se Kosova nuk ka gjë në dorë, se plani do u jepet palëve për nënshkrim, se kjo është rruga e vetme drejt paqes.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 2 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 20 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 21 orësh

Samiti i Berlinit e vuri theksin te mungesa e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe mirëbesimit në lidhje me këtë plan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pak ditë më parë, Edita Tahiri u bë denoncuesja e fundit se Rama dhe Vuçiçi kishin rënë dakord për këtë plan në takimin e tyre në Nish në vitin 2016.

Më herët, edhe ish-Ministri serb Vuk Jeremiç kishte denoncuar treshen Vuçiç-Rama-Thaçi për këtë plan dhe për lobimin për të.

Edhe Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, kishte thënë në tetor 2018 se Vuçiç dhe Rama ishin marrë vesh në Nish për planin e ndarjes së Kosovës.

Në gusht 2018, ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kishte shkruar për Washingon Post se Kryeministri Rama i kishte thënë se ishte dakord me idenë e Vuçiçit.

Për një vit të tërë, Thaçi dhe Rama i kanë përdredhur fjalët për të folur pa thënë asgjë konkrete për planin. Ata janë fshehur nën rrogozin amerikan, evropian, atë të paqes mes kombeve, të kohës që thërret për burra shteti që marrin vendime të dhimbshme etj.

Një kronologji e zhvillimeve kryesore në lidhje me këtë plan të panjohur duket se i jep të drejtë Tahirit, Jeremiçit, Birsekos, Bildtit dhe të gjithë atyre që kanë thënë se Rama dhe Vuçiç kanë rënë dakord në Nish dhe kanë punuar për ta realizuar shkëmbimin e territoreve.

Duket se takimi i tetorit të vitit 2016 në Nish mes Vuçiçit dhe Ramës është bërë pa pëlqimin paraprak të Thaçit. Ky ka reaguar ashpër fillimisht, për të ndërruar pozicionin në muajt në vijim. Kjo mund të ketë qenë edhe një taktikë e treshes për të rritur besueshmërinë e Thaçit. Në më pak se tre vite (2013-2016) Rama ishte takuar tetë herë me Vuçiçin, si me asnjë drejtues tjetër shteti.

Ja një kronologji e shkurtër nën këtë këndvështrim e veprimeve kryesore drejt dështimit të planit për shkëmbimin e territoreve:

Rama takohet në Nish me Vuçiçin në tetor të vitit 2016, kritikohet rëndë nga Kosova, mban një monolog të gjatë në video në Facebook mbi domosdoshmërinë e miqësisë serbo-shqiptare. Ai flet për paqen mes gjermanëve dhe francezëve, për “një politikë të re ndaj Serbisë”, i quan kritikët “patriotë në profesion”, dhe thotë se “ne shqiptarët nuk e ndërtojmë dot të ardhmen pa kapërcyer dhe fshirë kufijtë e të shkuarës mes nesh dhe Evropës, mes Shqipërisë dhe Kosovës, mes shqiptarëve dhe serbëve”.

Në shkurt të vitit 2017, Rama dhe Thaçi duket se kanë rënë dakord për planin e Vuçiçit. Të ftuar në emisionin e Baton Haxhiut në TV Klan në Kosovë ata paraqiten si “më potentët, më të angazhuarit në kaq vite për të ndërtuar një paqe për Ballkanin”.

Në prill 2017, Kryeministri Rama ndez retorikën nacionaliste në rajon. Ai thotë se “nëse vazhdon të zbehet perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund të përjashtohet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”. Presidenti Thaçi e mbështet këtë pohim. Presidenti Vuçiç thotë se po ta kishte thënë ai diçka të tillë për serbët në rajon, atë do ta kishin “varur në Bruksel në vend të flamujve të tyre”. Në Serbi mediat shkruajnë gjerësisht për luftë kundër “Shqipërisë së Madhe”. Vuçic kërkon ndërhyrjen e ambasadorëve të BE-së kundër krijimit të “Shqipërinë e Madhe”.

Në korrik 2017, Presidenti Vuçiç nis një “dialog kombëtar për një qasje realiste ndaj Kosovës”. Ngjashëm me Ramën, ai flet për negociatat e pandalura mes izraelitëve dhe palestinezëve, për shmangie konflikti dhe bashkëpunim me shqiptarët, për nevojën për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Në korrik 2017, Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç kërkon shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shton se duhet “të ndahet me kufij se çfarë është serbe dhe çfarë është shqiptare” dhe flet për shkëmbimet e sukseshme të territoreve mes Holandës dhe Belgjikës, si dhe mes Pakistanit dhe Bangladeshit.

Në gusht 2017, Kryeministri Rama e quan propozimin e Ministrit Daçiç që Kosova e veriut t’i kalojë Serbisë dhe Lugina e Preshevës Kosovës: “një propozim të pazakontë”. Rama shpreh mirënjohje për nismën e Vuçiçit për dialog të brendshëm dhe thotë se një dialog të tillë ndoshta duhet ta bëjnë edhe shqiptarët.

Në 17 shkurt 2018, në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Rama ndez sërish zjarr në opinionin publik. Ai propozon që “Kosova dhe Shqipëria të kenë një president gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”. Reagime të ashpra vijnë nga BE-ja, rajoni dhe nga Kosova. Pak ditë më pas, Kryeministri Haradinaj shprehet për BBC-në kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve.

Në maj 2018, Vuçiç thotë se marrëveshja me Kosovën do t’i sjellë fundin karrierës së tij politike, por se pret të shohë “çfarë do të përfitojë Serbia, në kuptimin e territorit dhe të gjithçkaje tjetër.” Daçic thotë se shkëmbimi do të sjellë përfitime për të dyja vendet.

Në gusht 2018, Vuçiç dhe Thaçi konfirmojnë se po bisedohet për shkëmbime territoresh. Thaçi siguron se nuk do të ketë shkëmbime, por kufijtë do të ndryshojnë. Ai shton se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës. Thaçi mban vazhdimisht këtë retorikë të pakuptueshme për shumëkënd – jo shkëmbim, jo ndarje, po korrigjim, Luginën e merr Kosova. Nga Komisioni Europian (KE), Mogerini dhe Hahn shprehen në mbështetje të bisedimeve për ndryshim kufijsh.

Po në gusht 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit ofron ndihmën e SHBA për arritjen e një marrëveshjeje. Komisioni Evropian shprehet në mbështetje të një zgjidhjeje “realiste, të qëndrueshme dhe të mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare”. KE sërish nuk përjashton mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Tramp, Xhon Bolton thotë se SHBA nuk do ta pengojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve. Presidenti Thaçi nxit “korrigjimin” e kufijve dhe paralajmëron se pa këtë hap Kosova nuk ka të ardhme në Evropë.

Kancelarja Merkel shprehet kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në shtator 2018, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së kundërshtojnë ndryshimin e kufijve, ndërsa Komisioneri Hahn sërish nuk e përjashton atë. Vuçiç refuzon të takojë Thaçin në takimin e radhës për Dialogun nën mbikëqyrjen e Mogerinit.

Në nëntor 2018, Haradinaj vendos 10 për qind taksë për produktet serbe, në përgjigje të fushatës serbe për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Dështon anëtarësimi i Kosovës në Interpol si rezultat i lobimit serb. Haradinaj i rrit me 100 për qind taksat. Atij i bëhet presion i vazhdueshëm nga BE, SHBA, vende evropiane dhe nga aleatët e tij në qeveri për të hequr taksën. Haradinaj reziston, përforcon qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve.

Në dhjetor 2018, Haradinaj fajëson Mogerinin se e ka kthyer dialogun Kosovë-Serbi në dialog për shkëmbim territoresh. Presindenti Tramp i dërgon letër Vuçiçit dhe Thaçit, ku i nxit të arrijnë një marrëveshje. Në janar 2019, ish-ministri Vuk Jeremiç thotë se Rama, Vuçiç dhe Thaçi po punojnë “me dyer të mbyllura” për planin. Në shkurt, Haradinaj e përshkallëzon retorikën kundër Mogerinit, duke e quajtuar atë “armike” të Kosovës. Ai kritikon Ramën dhe Thaçin për mbështetjen e planit për shkëmbimin e territoreve.

Në prill 2019, Merkel dhe Makron refuzojnë në Samitin e Berlinit çfarëdo plani për shkëmbim territoresh.

Pas Samitit të Berlinit, Kryeministri Rama dha lajmin se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk do të hapen në qershor 2019. Tani atij i mbetet që, ashtu si Vuçiçi pas këtij samiti, t’u shpjegojë shqiptarëve edhe se përse ai së paku e ka mbështetur planin për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe të pranojë ose jo se ky plan ka dështuar përfundimisht. /exit.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Tani

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 6 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 10 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 49 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.