Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Dosja tërmeti”, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë: Çdo hetim me ekspertizë serioze

Politikë E martë, 21 Janar 2020 14:29
”Dosja tërmeti”, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë: Çdo hetim me ekspertizë serioze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë në një prononcim publik ka sqaruar proceset hetimore në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit dhe rolin e Arkitektit në proçesin e projektimit. SHASH bën me dije se mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale sipas metodologjisë së përcaktuar nga organet shtetërore lidhur me fazat e përcakimit të dëmeve.

Deklarata e plotë:

Drejtuar:

Opinionit publik;
Mediave publike dhe private;
Avokatit të Popullit;
Komitetit Shqiptar të Helsinkit;
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Prokurorisë së Përgjithshme;
Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
Ministrisë së Drejtësisë;
Ministrisë së Brendshme;
Këshillit të Lartë Gjyqësor;
Gjykatës së Apelit Tiranë;
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lënda:

Prononcim publik dhe sqarim i institucioneve ligjzbatuese në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit dhe rolin e Arkitektit në proçesin e projektimit. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, e cila brenda saj ka pjesën më të madhe të arkitektëve të liçensuar në Republikën e Shqipërisë, po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit. Mendojmë se është e rëndësishme që të specifikohen disa elementë kyç për profesionin e arkitektit në lidhje me situatën e krijuar. Përgjegjësitë profesionale të arkitektit si projektues i lirë janë individuale të ndërlidhura me pikat e liçensës profesionale të cilën shteti ja jep dhe njeh gjatë ushtrimit të profesionit. Roli profesional i arkitektit në proçesin e hartimin të një projekti të plotë është ligjërisht i mirëpërcaktuar në funksionet e mëposhtme:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zgjidhje volumetrike
Zgjidhje funksionale
Zgjidhje estetike
të godinës që financohet nga një subjekt/institucion privat/publik, i cili kontrakton shërbimin e projektimit tërësor të saj.

Pra, sipas legjislacionit në fuqi, por edhe atij analog ndërkombëtar, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj. Roli, detyrat dhe përgjegjësite profesionale të arkitektit në Republikën e Shqipërisë janë të rregulluara me legjislacionin cituar: VKM Nr. 759, datë 12.11.2014 “Për Liçensimin profesional të individëve dhe subjekteve juridike që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”, Nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” Ligji Nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, VKM Nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, Nr. 68, datë 15.2.2001 “Për miratimin e standarteve dhe të kushteve teknike të projektimit dhe të zbatimit të punimeve të ndërtimit” dhe Deklarata e përgjegjësisë profesionale Shtojca B Arkitekti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

SHASH mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale sipas metodologjise së përcaktuar nga organet shtetërore lidhur me fazat e përcakimit të dëmeve si 1. Akt – konstatimi; 2 Akt – ekspertimi, të drejtuara dhe koordinuara nga institucioni përgjegjës, Instituti i Ndërtimit me grupet e ekspertëve të autorizuar nga Institucionet e shtetit. Akt konstatimi nxjerr në pah dyshimet lidhur me problemet potenciale, që mund t’i jenë shkaktuar godinës dhe vlerësimin a është fizikisht e banueshme apo jo. Në qoftë se godina konstatohet si e pabanueshme kalon, në fazën e 2-të të akt ekspertimit, ku në bazë të dyshimeve të konstatuara në fazën e parë bëhet një vlerësim tërësor teknik lidhur me projektin, zbatimin apo edhe ndërhyrjet potenciale që mund t’i kenë ndodhur godinës. Është pikërisht kjo fazë që ndan qartë përgjegjësite teknike dhe ligjore të secilit aktor në proçesin e ndërtimit.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Në as edhe një rast dëmet fizike të godinës nuk kanë lidhje me profesionin e arkitektit, funksionet profesionale të të cilit janë parashtruar me sipër. Ekzekutimi i masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe proçesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime me arrest/apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, duke shkaktuar dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për secilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë mbetet në dispozicion për çdo ndihmë apo sqarim teknik profesional për institucionet përkatëse ligjzbatuese për të ndihmuar në saktësimin përgjegjësive profesionale të Arkitektit.

Etiketat e lidhura

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisëtërmet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 7 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 7 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 7 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 7 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 8 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 7 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 7 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 16 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.