Drafti i Kodit të ri Penal, OSBE: Një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë në një reagim për një media shqiptare u shpreh se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal.

Sipas reagimit, prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.

“Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

ATSH

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?