Drafti i Vetting-ut mbërrin në tryezën e Nishanit. Skenaret e dekretit të Presidentit

Ligji që do të bëjë të mundur filtrimin e personave që të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë që u miratua në seancën e jashtëzakonshme me vetëm votat e mazhorancës i është përcjellë dje Presidentit të Repulikës Bujar Nishani. Pas njohjes me draftin e dorëzuar nga Kuvend,  sipas Kushtetutës, Presidenti ka fuqinë ligjore të shprehet brenda 20 ditëve. Në këto hark kohor, Presidenti Bujar Nishani ka tre mundësi: të mos shprehet fare për ligjin e vetting-ut, duke e miratuar atë në heshtje. Çka do të thotë që nëse merren kufijtë maksimalë të afatit, më 21 shtator, ligji botohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Mundësia tjetër është që Nishani ka, është që ta miratojë ligjin e vetting-ut, që do të kërkojë më pas edhe 15 ditë të tjera gjersa ligji të hyjë në fuqi, Po ashtu një tjetër mundësi është ajo që Presidenti Nishani ti rikthehet përplasjeve me qeverinë dhe Kuvend dhe ta kundërshtojë ligjin duke ia rikthyer Kuvendit, çka do të sillte një rimbledhje të politikës në Parlament dhe rimiratim të ligjit. Por nga ana tjetër, nëse ndodh që Nishani vendos t’ia kthejë mbrapsht ligjin LKuvendit atëherë do të kemi dhe betejën e radhës mes Presidentit dhe mazhorancës.

Beteja politike

Beteja politike mes dy institucioneve kryesore në vend, Presidencës dhe Qeverisë ka qenë e shpeshtë gjatë këtyer tre viteve të qeverisjes së vendit nga mazhoranca e majtë. Mosdekretimi i disa ligjeve nga ana e kreut të shtetit, ka bërë që mazhoranca t’i miratojë ato në Kuvend, por pa ndryshuar asnjë nen të ligjeve përkatëse. Kështu, për dy vitet e mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Presidenti i vendit ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend 15 ligje, ku në disa prej tyre jep argumente të plota në lidhje me marrjen e kompetencave të Presidentit apo dhe me moskonsultimin me grupet e interesit për ligje të caktuara. Me të njëjtat ritme ka vijuar panorama e këtij konflikti institucional edhe përgjatë sesionit të parë parlamentar të këtij, ku përplasja më e fortë ka qenë ajo për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave që u zhvillua në pranverë, ku Presidenti do ta ankimonte draftin e qeverisë edhe në Gjykatën e Strasburgut. Edhe pse vetë Presidenti Nishani i ka argumentuar ligjet jo si një qëndrim politik i tij ndaj qeverisë, pothuajse në të gjithë ligjet dhe akteve normative të miratuara nga mazhoranca në Kuvend, kanë qenë ligje të debatuara më së shumti nga ana e opozitës. Ndërkohë, Presidenti Nishani ka shprehur edhe pakënaqësi ndaj punës së bërë nga Kuvendi për reformën në drejtësi ku shpeshherë është ankuar se Presidenca nuk është përfshirë në debatin të zhvilluar në tryezat publike nga ekspertët e nivelit të lartë që asistuan Kuvendin në diskutimin e problematikave dhe hartimin e projektligjeve për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë, përveç ligjeve, përplasje institucionale mes Nishanit dhe Ramës është zhvilluar edhe lidhur me procesin e emërimeve të përfaqësuesve të trupit diplomatikë dhe ambasadorëve të Shqipërisë në disa prej selive tona në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?