“Drejtësia”, PD nis punën për propozimet mbi SPAK-un dhe gjyqësorin

Prej disa ditësh ekspertët e opozitës kanë nisur punën për të bërë oponencën e dy ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, atij për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, i njohur si ligji i SPAK dhe ligjit për qeverisjen e gjyqësorit.

Ndonëse nuk u morën në konsideratë amendamentet e opozitës për draftin e vetingut, demokratatët vijojnë punën për korrigjimin e ligjeve e tjera në kuadër të plotësimit të reformës në drejtësi, pas votimit unanimisht me 22 korrik të paketës së ndryshimeve kushtetuese.

Ende nuk bëhet e ditur se cilët janë ato nene që opozita ka vërejtjet saj por gjithçka e miratuar nga mazhoranca në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën po lexohet me vëmendje nga ekspertët e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me çeljen e sesionit të ri parlamentar këto dy ligje do të jenë të parët që do të diskutohen e të kalojnë fillimisht në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi e më pas në seancë plenare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto ligje ashtu si edhe katër ligjet e tjera kërkojnë shumicë të cilësuar të votave në parlament, vota të cilat mazhoranca aktuale i ka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?