Drejtoresha Shehaj: Lashë luksin, erdha ta bëj këtë shtet…me rrogë 700 € (VIDEO)
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj ka dashur t’i përcjellë një mesazh të qartë inspektorëve tatimorë qe kane dale në terren për aksionin kundër informalitetit në biznese: Nëse nuk zbatoni ligjin, më mirë ikni! Të njëjtin qëndrim Shehaj e dha edhe për pronaret e bizneseve që refuzojnë të zbatojnë ligjin duke ju bërë pengesë tatimorëve.
Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët kur beri bilancin ne 10 ditet e para te shtatorit, numri 1 i Tatimeve tha se përballë kërkesave për paga më të larta, inspektorët duhet të kenë fillimisht vullnetin dhe idealin të ndryshojnë vendin përmes punës së tyre. Në këtë kontekst ajo mori si shembull veten e saj, kur tha se për të sjellë në binarët e ligjit këtë shtet, iu desh te linte punën me pagë 3-fish më shumë se ajo që merr tashmë ne krye të Tatimeve, vetëm 700 euro!
“Shpresoj shumë të largohen ata që nuk e ndjejnë veten dhe nuk kanë as minimumin e idealit për këtë vend. Se ne të gjithë kërkojmë rroga më të larta, siguri dhe rend publik, kërkojmë shkolla më të mira, kopshte, rrugë, i kërkojmë të gjitha ne por ama dëshira të paguajmë është zero, dëshira e këtyre inspektorëve të bëjnë punën është zero. Mua me zor nuk më mori njeri në punë, kisha 3-fishin e pagës atje ku isha, erdha këtu me një ideal për të thënë që ky vend bëhet”.
Por pavarësisht dëshirës për të bërë Shqiperinë, Shehaj duket se ka rezerva per rrogen që merr si Drejtoreshë e Tatimeve.
“Unë jam drejtor i Përgjithshëm dhe kam një pagë neto prej 700 euro, nuk e di në çfarë vendi të botës mund të ndodhë por ndodh në Shqipëri”, – tha Shehaj.
KOHA JONË SONDAZH

