Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku: Policët janë pezulluar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një prononcim ekskluziv në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se punonjësit e policisë së patrullës që bënë ndalimin e Laer Kurtit, janë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Rrumbullaku nuk preferoi të bëjë komente dhe të japë informacione të tjera në lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se policia duke qenë palë e kësaj ngjarje, nuk mund të japë asnjë deklaratë.

‘Policia duke qenë palë, në lidhje me problemin, nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate. Ju lutem shumë, përgjigjia ime është e thjeshtë dhe e qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një rast fatkeq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju lutem shumë, nuk kemi një polici të inkriminuar.

Nëse bëhet fjalë për rastin, do të ketë një ekspertizë mjekoligjore.

Unë jam drejtor i përgjithshëm dhe nuk mund të jem pjesë e hetimit.

Po janë të pezulluar punonjësit e policisë’, tha kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në SYRI TV.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?