Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takon drejtuesit e IOM Albania

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, pjesë e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e thellimit të tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi IOM dhe qeveritë daneze, norvegjeze dhe britanike për mbështetjen e dhënë ndër vite për Policinë e Shtetit, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve për ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufirit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve që synojnë përmirësime në pajisje dhe teknologji.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku nënvizoi vëmendjen që Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare u kushtojnë çështjeve të migracionit, duke i trajtuar ato në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?