Dritan Ylli: LSI e vetmja forcë që njeh vetëm rritje

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Ylli shprehet se LSI-ja është e vetmja forcë politike në këto 27 vite pluralizëm që njeh vetëm rritje që nga krijimi i saj.

Arsyeja, thotë Ylli, është se LSI nuk i ka tradhtuar kurrë as zgjedhësit dhe as partnerët dhe aleatët.

Nisur nga kjo, Ylli thekson se LSI-ja do të mbajë të ruajë të njëjtën sjellje edhe në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dielli nuk mbulohet as me shoshe, dhe per me teper as me propagande! LSI eshte e vetmja force politike, ne 27 vite pluralizem, qe njeh vetem rritje qe nga krijimi i saj! Arsyeja e kesaj rritjeje ne cdo pale zgjedhje, eshte se LSI dhe Ilir Meta, nuk i ka tradhetuar kurre, as zgjedhesit e tyre, as partneret dhe aleatet, as miqte dhe qytetaret ! Keshtu do jete gjithnje, edhe ne te ardhmen, pavaresisht xhelozive te cdo krahu ! LSI #njeshanspertegjithe#LSI #perShqiperinedheshqiptaret#”- shkruan Dritan Ylli në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?