Dritan Zagani: Do vijë të dëshmojë kundër Tahirit
Dritan Zagani, njeriu që denoncoi i pari lidhjen e Tahirit me Habilajt ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikthehet nga azili politik në Shqipëria, për të dëshmuar për ato që di. “Nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e blej dhe do vij vetë!” ka thënë ai në një intervistë për Faz Nevs. “Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës dhe po luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time! Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij” ka shtuar Zagani!
Në një përpjekje për të shuar skandalin që shkaktuan deklaratat e tij në 2015 edhe kryeministri Edi Rama e etiketoi me gojën e tij Dritan Zaganin si bashkëpunëtor të trafikanëtëve dhe dekonspirues të aksioneve të policisë që duam. Sot rolet kanë ndryshuar. Përgjimet italiane treguan se Zagani i denonconte trefikantët dhe dyshja Rama Tahiri krijonte alibi për ta.