FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka ‘braktis’ opozitën për Metën: Ja dhashë fjalën se do isha…

Burime nga aleatët e PD bëjnë me dije se vetëm Agron Duka i PAA ka pranuar ftesën e Ilir Metës peër takim në Kryesinë e Kuvendit.

Argumenti i kryetarit të PAA ka qenë se i kishte dhënë fjalën Ilir Metës në telefon pa e pasur idenë se për çfarë bëhet fjalë.

Duka mësohet të ketë thënë se “e kam të vështirë t’i dal nga fjala Metës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PAA-së, Agron Duka ishte i pari që la mbledhjen e aleatëve të thirrur nga Lulzim Basha dhe pak minuta pas saj është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëvizja e Metës për të thirrur një tryezë ndërpartiake, vjen një ditë pasi dy negociatorët e BE-së, Knut Fleckenstein dhe David McAllister dështuan në Tiranë për gjetjen e një konsensusi me palëve. Kjo lëvizje e Metës, vjen fill pas takimit që ai pati sot me trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë si edhe pas bashkëbisedimit, që po sot zhvilloi me kryeministrin, Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?