Duka: Të gjitha strukturat shtetërore, kundër kandidatit të opozitës në Kolonjë

Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka ka bërë sot thirrjen e fundit, për votuesit në Kolonjë që të votojnë kandidatin e partisë që ai drejton dhe që përfaqëson njëkohësisht, gjithë opozitën e bashkuar në këto zgjedhje.

Duka në faqen e tij në FB shprehet optimist për fitoren e kandidatit të opozitës Dritan Hajro, pavarësisht se kundër tij kanë punuar gjatë fushatës të gjitha strukturat shtetërore.

Postimi i plotë i kreut të PAA

Swiss Digital Desktop Reklama

Të nderuar miq, 

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmbyllëm fushatën elektorale në Kolonjë dhe na ndajnë vetëm 1 ditë nga ndryshimi i madh. Më 20 nëntor Kolonja do të votojë për Dritan Hajron, kandidatin e PAA-së dhe të mbështetur nga opozita. Ndonëse nuk ka qenë një fushatë e lehtë, pasi kundër nesh ishin të gjitha strukturat shtetërore, dua të falenderoj të gjithë mbështetësit tanë, të gjithë qytetarët e Kolonjës, të gjithë banorët e fshatrave që kanë investuar besimin dhe përkushtimin e tyre në platformën tonë të ndryshimit të madh.

Unë jam i bindur se më 20 nëntor ata do ta vrasin frikën dhe presionin që i është ushtruar gjatë gjithë kësaj kohe, duke votuar të lirë për t’i dhënë Kolonjës një kryebashkiak që punon për ta. Përmbushja e premtimeve që i kemi dhënë qytetarëve gjatë fushatës elektorale është një detyrim nga i cili PAA-ja nuk mund të shmanget.

Ne jemi një parti me traditë dhe vlera, por me një ofertë të re politike dhe në Kolonjë do të zbatohet për herë të parë një model tjetër qeverisjeje. Kolonja do të jetë fitorja e parë e Partisë Agrare Ambientaliste si një parti e reformuar dhe konkurruese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Aty do të nisim të vëmë në jetë vizionin tonë për bujqësinë, blegtorinë, agroindustrinë dhe turizmin.

Mbetem shpresëplotë se kolonjarët e mençur e fisnikë, që i kanë dhënë kombit tonë figura të shquara ndër vite, do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur ditën e diel, duke votuar për Dritan Hajron.

Nuk ka më kohë për të humbur. Kolonja ka nevojë për ndryshim, për më shumë investime, për më shumë punësim. Ne dimë të drejtojmë dhe t’i shërbejmë qytetarëve më përulësi e transparencë. Prandaj ju ftoj t’i jepni besimin me votë kandidatit tonë, Dritan Hajro. Votoni Nr 1 . Për Kolonjën! 

Koha për Zgjidhje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?