Dule: Rama kërkon të tjetërsojë tokat në bregdet në interes të oligarkëve

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule akuzon kryeministrin Rama se po përgatitet të kalojë në procedurë parlamentare projektligjin për pronat.

Në një deklaratë për mediat, Dule shprehet se Rama po i hap rrugë përmbushjes së objektivit të tij strategjik për tjetërsimin e statusit pronësor, kryesisht në bregdet.

Konstatojmë me keqardhje se qeveria në shkelje të hapur të çdo parimi transparencë po përgatitet që të përfshijë në procedurë parlamentare pr/ligjin e sipërpërmendur, pa e konsultuar me grupet e interesit dhe pa zhvilluar asnjë debat publik në lidhje me të. Duke vënë përpara faktit të kryer me dhjetëra mijëra qytetarë dhe komunitete që humbasin përfundimisht pronat e tyre, por edhe të drejtën ligjore të pretendimin e saj. Qeveria e zotit Rama, synon që duke injoruar pushtetin vendor, por edhe sistemin e drejtësisë, ta shndërrojë trajtimin e pronës në një domen ekskluziv të tij. Në mënyrë të veçantë, nëpërmjet këtij ligji Rama i hap rrugën përmbushjes së objektivit të tij strategjik për tjetërsimin e statusit pronësor kryesisht në bregdet, por edhe në të gjithë vendin duke i privuar pronën pronarëve të ligjshëm dhe duke e vënë atë në shërbim të interesave të oligarkëve, klientë të pushtetit të tij personal”,- tha Vangjel Dule.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?