Dule: Timonieri po e ndjen që po i rrëshqet pushteti, në lista ka të inkriminuar

Kreu i PBDNJ-së, njëherësh edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Vangjel Dule, ka komentuar sulmin tek zyrat e FRD-së ditën e sotme, nga Policët e Shtetit dhe ata të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emsionin ”Zonë e Lirë”, Dule tha se ky nuk është ogur i mirë, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama po e ndjen se po i rrëshqet nga duart pushteti.

”Nuk është ogur i mirë dhe kjo ndodh për një arsye madhore. Timonieri i madh, Z. Rama, po e ndjen dita-ditës t’i rrëshqasi dhe do t’i shmanget debatit publik. Përmes nëmëkëmbësit të tij, gjeti momentin të largojë nga zyrat e veta një forcë politike që është në zgjedhje. Ato ambiente janë atje të rrethuara nga Policia e Shtetit. Në Durrës ka një listë kandidatësh me individë të inkriminuar, përpiqet që kamera të fokusohet vetëm tek kandidatet femra”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?