Grida Duma: Arma e Gentit nuk shkrepi
Partia Demokratike e konsideron të kapërcyer ngërcin institucional që është krijuar, nëse Kuvendi voton dërgimin e mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese.
Këtë qëndrim e bëri të ditur Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, gjatë një interviste dhënë në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, në Vizion Plus. Ndërsa lidhur me letrën publike që kryeministri Rama i dërgoi kreut të opozitës Basha, për tryeza takimi, Duma shprehet se gjithcka është një teatër i Ramës dhe se do të qe mirë që, nëse dicka e tillë realizohet, të bëhej në prezencë të ndërkombëtarëve. Sipas Dumës, Rama nuk e mban fjalën, ndaj duhen edhe të huajt që t’i japin më shumë seriozitet këtij takimi.
Zyrtarja e lartë e PD shprehu kritika për analogjinë që është bërë në rastet Prenga dhe Strazimiri, duke këmbëngulur se deputeti demokrat e mban armën pa leje dhe se ai nuk qëlloi e prej asaj arme, nuk pati të lënduar, si në rastin e deputetit Armando Prenga. Lidhur me dualitetin e përfolur Berisha-Basha në PD, Grida Duma tha se ka diversitet në profilin politik të secilit, duke theksuar se Basha do ta cojë Partinë Demokratike në fitoren e sfidave të ardhëshme.
Duma u shpreh se PD do të bëjë të mundur krijimin e një regjistri elektronik për zgjedhjet e ardhëshme, përpjekje e parealizuar deri tani në Shqipëri. E pyetur edhe mbi të ashtuquajturin “skandal seksual” të deputetes së Maqedonisë Ermira Mehmeti, Grida Duma tha se në një ambjent maskilist sic është ai i vendeve të Ballkanit, një femër politikane duhet të ketë 3 herë më shumë kujdes se të tjerët. Sipas saj, femra duhet të jetë e vëmendshme si qenie që mban moralin, edhe pse jeta private, duhet te mbetet vetëm e tillë.
KOHA JONË SONDAZH

