Duma drejtohet Bashës: Pse reagove fort apo ndjeve që të nxorën jashtë loje?!

I ftuar në “Top Story”, Lulzim Basha foli edhe për përjashtimim sot nga seanca plenare në Kuvend. Moderatorja Grida Duma e pyeti se përse zgjodhi që bllokojë foltoren dhe të “luaj”, bllokim të cilin kur e bënte më parë ‘Foltorja’, ai vetë e kishte ankimuar.

Grida Duma: Duke u nisur nga momenti i sotëm i parlamentit, ku për herë të parë në optikën time, bëtë një epope shumë të gjatë të argumentimit mbi Reformën Zgjedhore, para se të shkojmë te kauzat politike, pyetja ime është e menjëhershme dhe kërkoj mirëkuptimin tënd… Duhej t’ju nxirrnin plotësisht nga loja që ta kuptonit që nuk është dhe aq lojë? Dhe të luash nga vendi, të bllokosh foltoren, si ‘Foltorja’ e kishte bërë bllokimin të cilin e kishte ankimuar më parë… e gjete veten jashtë lojë që bërë këtë lojë?

Lulzim Basha: Unë personalisht nuk kam bërë përpjekje për të qenë në këtë lojë. Unë kam refuzuar me vetëdije të jem pjesë e kësaj loje. Ka një lojë të nëndheshme e cila në këto 34 vite ka marr formën e ‘mishin ta hanë, por kockën ta ruajnë’, të një kaste politike e cila është prodhim në Shqipëri dhe disa vendeve të tjera.
Është një grusht njerëzish të cilët edhe kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një institucion, por sot ka rënë dhe është zëvendësuar në një qyp. Ka një komision të ligjeve, dhe këta thanë do krijojnë as një nënkomision jo, por një grup pune. Faktet tregojnë se PD është e vetmja palë e angazhuar në Komision, qëndron pjesërisht fakti që nuk ka funksionuar për shkak të palës tjetër, por vetë PD ka dy momente kyçe që ka depozituar në dhjetor të 2023 dhe nëntor të 2024, dy drafte që trajtojnë dy problematika.

Nga ana tjetër, i pyetur se përse njerëzit që ai vetë i mbështeti dhe i promovoi në politikë, sot janë në anën e Berishës, tha se është një zhgënjim dhe se kjo duhet të kthehet në mësim. Më tej shtoi se Sali Berisha kërkoi që t’i çonte në “vëlla-vrasje” dhe se nëse ai dhe grupi i tij do të reagonte, mund të shkohej në “një luftë civile” brenda PD.

SHKARKO APP