Duma: Tahiri shou me kanabisin
Duke komentuar vizitën që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bashkë me gazetarë të kronikës në Poçem të Vlorë duke parë nga afër parcelat me kanabis, Partia Demokratike i konsideron si konfirmim të dështimit të ministrit.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, deklaroi se policia zhvillon aksione në parcela që nuk kanë paguar haraçin pranë shefave.
Duma: Kjo shfaqje e turpshme nuk e mbulon dot të vërtetën tjetër të hidhur të këtij fenomeni. Që në Shqipërinë me miliona rrënjë kanabis, digjen ca bimë në mënyrë selektive. Kapet ajo drogë që nuk ka paguar taksën 30 përqind tek shefat, tek Tahiri, tek Rama. Këtë e di kushdo, dhe kjo ndërhyrje, nuk është vecse një shërbim tjetër edhe më i madh që u bëhet bandave të licencuara të qeverisë, që ta kenë të gjithë tregun për vete.
Këto aksione sa për show, janë gjithashtu një presion që Edi Rama u bën trafikantëve klandestinë, që të paraqiten sa më shpejt, të regjistrohen në defterët e tij, të paguajnë haraçin. E vërteta e këtyre aksioneve nuk është aspak, “askush i paprekshëm”, por askush s’mund të merret me kanabis pa paguar pjesën tek shefat, tek Tahiri, Tek Rama.
KOHA JONË SONDAZH

