FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Durrësi në pushtetin e ujit”, LSI nxjerr pamjet:  T’i japim fund dhunuesve dhe zhvatësve të qytetit

Lëvizja Socialiste për Integrim publikon pamjet nga përmbytjet e fundit në qytetin e Durrësit dhe deklaron se milionat e shpërdorura të betonit e të vjedhura nga “rilindja,” e kanë shkatërruar Durrësin.

Përmes rrjeteve sociale, kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kucci, shprehet se u desh pak shi dhe rrugët u mbuluan nga uji ndërsa Lungo Mare shumëmilionëshe prej betoni “u zgjua” mëngjesin e sotëm me pellgje uji dhe grumbuj të shumtë leshterikësh.

“Milionat e shpërdorura të betonit e të vjedhura nga “rilindja,” e kanë shkatërruar Durrësin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

U desh pak shi dhe rrugët u mbuluan nga uji ndërsa Lungo Mare shumëmilionëshe prej betoni “u zgjua” mëngjesin e sotëm me pellgje uji dhe grumbuj të shumtë leshterikësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

T’i japim fund dhunuesve dhe zhvatësve të qytetit tonë dhe më 25 prill t’ia kthejmë Durrësin banorëve”, shprehet në reagimin e saj Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?