Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
Lajmet e fundit
Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: A po dështon modeli i Melonit me qendrat e azilit në Shqipëri?

Politikë E enjte, 14 Nëntor 2024 09:54
DW: A po dështon modeli i Melonit me qendrat e azilit në Shqipëri?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përsëri qeveria e Italisë dështoi në përpjekjen për devijimin e procedurave të azilit jashtë BE-së: Një tjetër gjykatë vendosi kthimin e refugjatëve nga Shqipëria.

Më keq se kaq vështirë se mund të kishte ecur për qeverinë e djathtë të Italisë: Përpara një jave kryeministrja Giorgia Meloni në samitin e BE-së i bëri reklamë modelit të saj, se si mund të menaxhohet një qendër për shqyrtimin e kërkesave për azil në një vend të tretë. Por tani qendra e sapo ndërtuar në Shqipëri, pa llogaritur personelin italian, sërish ka mbetur bosh, për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër.

Në tetor Italisë iu desh t’i kthejë në vend 16 azilkërkuesit e transportuar në Shqipëri, pasi disa ishin minorenë, një tjetër i sëmurë, e dymbëdhjetë të tjerë, sepse sipas ligjit aplikimi i tyre duhej shqyrtuar në Itali. Një javë më parë të premten (08.11) qeveria ndërmori një përpjekje të dytë duke dërguar shtatë migrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi në Shqipëri. Por të hënën (11.11) një gjykatë në Romë vendosi kthimin e këtyre personave në Itali duke referuar, që sqarimi përfundimisht duhej t’i kalojë Gjykatës Europiane. Një anije e truprojës kufitare i ktheu refugjatët përsëri në Brindizi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në rast të mbingarkesës qeveria e Italisë shpreson, që të dërgojë deri në 40.000 azilkërkues që tentojnë hyrjen ilegalisht në Itali, t’i zhvendosë në qendrën e Shqipërisë për shqyrtimin e kërkesave të azilit. Por edhe një muaj pas shtyrjes së herë pas hershme mbetet e paqartë, nëse do të mund të merret ndonjëherë qoftë edhe një vendim i vetëm për azilin në strehimoren në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përplasje me drejtësinë
“Tani do të ishte në fakt hapi i duhur, që qeveria Meloni të thoshte: ‘Okay, u përpoqëm, por nuk është e mundur'”, thotë Hein, politolog i specializuar në fushën e politikave të emigracionit dhe të drejtën e azilit në Universitetin LUISS në Romë. Kjo për arsye se si Gjykata Europiane edhe disa gjykata italiane javët e shkuara kanë shpehur rezerva lidhur me konceptin e praktikuar nga Italia lidhur me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës – “veçanërisht Egjipti dhe Bangladeshi, por edhe Tunizia, janë vendet nga vijnë kryesisht azilkërkuesit në Itali”, thotë për DW eksperti Hein.

Mund t'ju interesojë

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33
Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet k...

6 Nëntor 2026, 16:02

IOM: “Aspak efekt frenues”
Modeli i marrëveshjes me Shqipërinë nuk është e vetmja masë restriktive, përmes së cilës qeveria e partisë së ekstremit të djathtë “Fratelli d’Italia” po përpiqet të kufizojë migracionine parregullt: Qëkurse është në pushtet nga tetori i vitit 2022 janë nxjerrë ligje restriktive lidhur me shpëtimin në emergjencë detare. Anijet tani duhet ta përmbyllin misionin e tyre, sapo të marrin në bord personat në nevojë. Më pas ato udhëzohen të lundrojnë drejt porteve të largëta në veri të Italisë, gjë që ua bën më të kushtueshme dhe jo efikase misionet e shpëtimit.

Organizata e OKB-së për Migracionin (IOM) e pyetur nga DW pranon, se gjatë këtij viti ka pasur shumë më pak ardhje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por megjithatë zëdhënësja e IOM shpjegon, se: “Nëse u referohemi ardhjeve të muajve të fundit, që kanë pasur të bëjnë me mot të keq, mund të thuash, se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë deri tani nuk ka pasur ndonjë efekt frenues. Vetëm gjatë njëmbëdhjetë ditëve të fundit janë regjistruar mbi 3300 ardhje migrantësh përmes rrugëve detare në Itali.”

Zëdhënësja shton, se Europa duke iu referuar numrit të mbërritjeve të migrantëve të parregullt aktualisht është shumë larg situatës së emergjencës të vitit 2015.

Interes i madh, ngjashëm si për modelin britanik me Ruandën
Pavarëvisht problemeve marrëveshja e Italisë me fqinjin përtej Adriatikut, duket se u mirëprit edhe nga qeveritë e tjera europiane; Danimarka, Holanda, por edhe politikanë të opozitës në Gjermani preferojnë marrjen në konsideratë të modelit për kanalizimin e migracionit drejt vendeve të treta. Italia është një rast precendet brenda BE-së e me këtë tërhoqi mjaft vëmenden, ashtu si më parë edhe Britania e Madhe. Marrëveshja e Londrës me Ruandën përfundimisht dështoi në verë, pasi qeveria konservatore pati investuar rreth 830 milionë euro.

“Vështirësitë ligjore, logjistike dhe financiare dhe këtë e tregoi edhe modeli i Shqipërisë, janë aq të mëdha, sa në fund i gjithë ky mobilizim burimesh dhe energjish nuk ia vlen”, konkludon Christopher Hein. Kemi të bëjmë me “përpjekje të dështuara, për ta devijuar në mënyrë të gabuar situatën e migracionit dhe azilit, gjë që nuk u shërben as azilkërkuesve dhe as nuk justifikon nevojat e popullsisë për më shumë rregull.”

A do të çojë dëm miliona euro Meloni me strehimoren në Shqipëri?
Edhe për Italinë modeli me Shqipërinë rrezikon të kthehet në një dështim financiar. Qeveria i llogarit kostot e menaxhimit deri në vitin 2029 mbi 500 milionë euro. Ndërkohë është vënë në lëvizje Kontrolli i Shtetit në Itali, vendi i BE-së me borxhe të larta.

Profesori i jurispundencës Hein vëren, se ka dukshëm një disproporcion mes shpenzimeve dhe numrit të azilkërkuesve, për të cilët bëhet fjalë: “Kjo mund të ketë madje edhe pasoja penale.” Kontrolli i Shtetit, sipas Hein, ka edhe kompetencën, që si rezultat i verifikimit të pezullojë shpenzimet e mëtejshme.

Javët e ardhshme pritet vendimi i Gjykatës së Kasacionit, instanca më e lartë në Itali – lidhur me çështjen, nëse Italia i ka shkelur rregullat europiane në shpalljen e vendeve të origjinës si të sigurta. Edhe nga Gjykata Europiane në Luksemburg pritet vendimi. Eshtë e mundur që së shpejti këto instanca do të vendosin, nëse qeveria italiane do të mund t’i përmbahet modelit të saj me Shqipërinë ose jo. DW

Etiketat e lidhura

aziliMelonishqiperi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 47 minutash

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 56 minutash

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 1 ore

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 1 ore

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 17 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 13 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
7 Nëntor 2026, 19:47

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.