Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Gjermanët synojnë të kalojnë dimrin në Spanjë për të kursyer energji elektrike

Bota E martë, 27 Shtator 2022 09:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Spanjë po shtohen zërat që thonë, se gjermanët në vend që të financojnë luftën e Putinit me gaz për t’u ngrohur, më mirë të vijnë ta kalojnë dimrin në Spanjë. A ka kuptim kjo?

Carlos Bernat po e vuan në mënyrë të shumëfishtë krizën aktuale të energjisë. Spanjolli 57 vjeçar punon për një furnizues gjerman automobilësh, ka familjen në Gjermani dhe si menaxher i logjistikës i njeh pasojat e konfliktit me Rusinë në ekonominë gjermane. Por edhe në vendin e tij po propagandohen skenarë horrori për muajt e ardhshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Madridasi i ka ulur kostot e veta të energjisë duke vendosur një panel të ri diellor mbi çatinë e shtëpisë së tij: „Të shohim njëherë, se çfarë do të na sjellë dimri.” Propozimi që u bën ai gjemanëve, të cilët sipas tij do të preken më keq e në vendin e tyre nuk ka 3000 orë diell në vit, është: „Kush ka mundësi duhet ta kalojë dimrin sivjet në Jug.”

Nuk dihet, nëse do të ketë rritje të prenotimeve për udhëtime

Preferenca e gjermanëve për një banesë të dytë në Spanjë është e njohur. Sipas të dhënave të regjistrit spanjoll të pronësisë (Colegio de Registradores de la Propiedad) vitin e kaluar gjermanët kanë qenë investitorët kryesorë në sektorin e pasurive të patundshme, kryyesisht në ishujt Baleare, Kanare dhe në rajonin autonom të Valencias. “Ne nuk duhet të vazhdojmë ta financojmë indirekt luftën në Ukrainë përmes ngrohjes sonë me gaz,” mendon Bernat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por Bernat nuk është i vetmi, që ka këtë ide. Javët e fundit p.sh. nisën një sërë fushatash ndërkombëtare marketingu që nga ishujt Kanare deri në Costa del Sol për joshjen e pushuesve të përhershëm nga Europa veriore. Si edhe me shumë nisma të tjera spanjollët përpiqen të përfitojnë ekonomikisht nga situata e vështirë e gjermanëve.

Mund t'ju interesojë

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirr...

Para 24 minutash
Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 10 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 10 orësh

Pas një vere rekord hotelet, ofruesit e shtëpive të pushimeve dhe restorantet tani po pqërpiqen të sigurijnë edhe një dimër rekord. Por është e pasigurtë, nëse në kontesktin e mungesës së gazit gjerman do të ketë rritje të prenotimeve për udhëtime. Megjithatë kompania më e madhe turistike gjermane TUI dhe shoqëria ajrore Lufthansa në parashikimet e tyre për këtë vit njoftojnë për një kërkesë të pazakontë të madhe për muajt e ardhshëm të dimrit.

Një sondazh i shpejtë i Institutit për Studimet e Tregut YouGov i realizuar me mandatin nga koncerni turisitik Tui Deutschland, rezultoi, se rreth tre të katërtat e 2100 gjermanëve të anketuar duan të udhëtojnë këtë dimër, e ishujt e Kanareve zenë vendin e parë. Edhe shoqëria ajrore Ryanair parashikon rekorde në tregun spanjoll për vitin aktual në periudhën prill 2022 deri në mars 2023: “Ne llogarisim me 50 milionë pasagjerë, përpara pandemisë kemi pasur 44 milionë”, thotë CEO Eddie Wilson. Për këtë dimër janë në plan 52 denstinacione të reja për në Spanjë.

Të tilla lajme preferon të dërgojë Bernat në rrethin e familjes, edhe artikullin, që bën fjalë se pensionistët gjermanë do të marrin një mbështetje 300 euro nga shteti gjerman: “Ata duhet t‘i investojnë në Spanjë këto para, kjo do të ishte shenjë solidariteti nga të dyja palët,” mendon ai. Shoqata Turisitike e Kanareve, Asociación Canaria de Alquiler Vacacional (Ascav) e sheh vërtetë në një kontekst ndihmën dhe rritjen me 20 përqind të rezervimeve afatgjata.

Oferta speciale

Epiqendra e britanikëve Benidorm iu bashkua nismës për dimërimin në jug dhe zhvilloi një program të vetin me oferta speciale për pushuesit afatgjatë nga mosha 50 vjeç e lart. Shoqata e turizmit Hosbec deklaroi, se për herë të parë 80 përqind e shtëpive do të jenë të hapura në dimër. Përmes reklamës ndërkombëtare qyteti do të tërheqë kryesisht britanikët dhe belgët dejt brigjeve jugore.

“Ne duhet ta ndihmojmë njeri-tjetrin në Europë”, thotë Bernat, të cilit për firmën e tij i duhet të udhëtojë në mbarë vendin. Ai parashikon, që një qendrim në Kanare, në Benidorm ose në Alicante në një shtëpi të vogël pushimi mund të kushtojë 100 euro në muaj. Realisht shuma megjithatë duke përfshirë edhe fluturimin dhe eventualisht kostot minimale të ngrohjes në Gjermani për familjet mund të jetë më shumë se dyfishi.

Por pavarësisht kësaj, kryetarja e shoqatës së agjencive të pavarura turisitike në Gjermani, Marija Linnhoff, e konsideron joshëse këtë ide. Por ishujt Baleare të reklamuara prej saj nuk janë fort të përshtatshme për dimërim, sepse atje në dimër bën ftohtë.

Spanja ndërkohë importon po ashtu gaz nga Rusia

Dimërimi në Spanjë për paqen në Ukrainë ka dy pengesa të mëdha: Jo çdo punëdhënës u lejon të punësuarve, që të punojnë tre apo katër muaj jashtë Gjermanisë. Përveç kësaj Spanja ndërkohë importon edhe vet gaz nga Rusia.

Sipas të dhënave të menaxhuesit të rrjetit spanjoll të gazit Enagás që nga janari importi është rritur në vend me gati 16 përqind, ndërsa importi i gazit nga Algjeria është ulur me 42 përqind. Ndonëse temperaturat mesatare në jug të Spanjës janë midis 10 dhe 25 gradë, kush nuk do të mbërdhijë natën, duhet të ngrohë të paktën për disa orë mjedisin e banimit.

Partia e majtë spanjolle Podemos e konsideron idenë e nomadëve digjital ashtu si edhe shumë shoata të mbrojtjes së mjedisit si jo ekologjike për shkak të rritjes së fluturimeve ajrore turisitke. Sidoqoftë Instituti gjerman për Studimet e Turizimit parashikon, që për shkak të ndryshimit të klimës do të ketë edhe spostim të pushimeve.

Për shkak të valës së të nxehtit pothuajse askush nuk do të preferojë ta kalojë verën në Spanjë. Më shumë do të preferohet pranvera, vjeshta ose dimri. “Kjo do të ishte perfekt pë rtë gjithë, Në verë spanjollët do t’i kenë plazhet në dispozicion për veten e tyre dhe për pjesën tjetë rtë vitit do të sigurojnë mijëra vende pune nëpër hotele dhe gastronomi për shkak të numrit të turistëve të huaj”, mendon Bernat. /DW

Etiketat e lidhura

dimrienergjiGjermaneSpanje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 24 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 25 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.