Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Lukashenko dhe tranziti i gazit rus drejt Europës

Bota E enjte, 18 Nëntor 2021 09:26
DW: Lukashenko dhe tranziti i gazit rus drejt Europës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksandër Lukashenko kërcënoi me mbylljen e rubinetit të gazit Jamal Europa. Por Gazpromi ka rrugë të tjera për të sjellë gaz tek klientët e tij.

Lajmi pushtoi para pak ditësh mediat: Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksandër Lukashenko kërcënon Europën me ndaljen e tranzitit të gazit rus drejt Europës! Kërcënimi erdhi në kulmin e konfliktit me migrantët dhe refugjatët në kufirin mes Bjellorusisë dhe BE, por edhenë kohën e shpërthimit të çmimeve në tregun europian të gazit, pikërisht tani në fillim të dimrit. Pak më vonë presidenti rus, Putin deklaroi, se ai nuk kishte dëgjuar për një ide të tillë, dhe se nuk do të kishte shkelje të marrëveshjeve bilaterale të tranzitit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lukashenko kërcënon edhe me bllokimin e mauneve tranzit

Por a mori fund rreziku i ndërprerjes së furnizimit? Sa e rëndësishme është për sigurinë e furnizimit të BE linja e gazsjellësit Jamal Europa që sjell gaz nga Bjellorusia në Poloni drejt Gjermanisë? E qartë është që në momentin e mllefit në mbledhjen e qeverisë në Minsk, Lukashenko nuk kishte parasysh vetëm tranzitin e gazit, por kërcënoi me bllokadën e çdo lloj furnizimi nga BE drejt tregut rus. Ai përmendi shprehimisht edhe maunet e transportit nga Polonia dhe Gjermania që shkojnë për në Rusi. Ky aspekt gjeti pak vëmendje në raportimet e mediave botërore. As Putini nuk i tregoi shumë vëmendje, megjithëse Rusia sidomos përmes Bjellorusisë dhe më shumë me maune importon pjesën më të madhe të mallrave nga e gjithë BE. Bllokimi i këtij tranziti do të dëmtonte rëndë transportin e mallrave ruso-europian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazprom: Tre korridore transporti në drejtim të perëndimit

Vetëm pas fjalimit të improvizuar për reagimet e mundshme në lidhje me sanksionet e tjera të BE, Lukashenko foli për gazin. Këtu duhet kujtuar se ai kërcënoi të ndalë një gazsjellës, që kalon përmes Bjellorusisë, por nuk i përket këtij vendi. Pronari i vetëm i kësaj infrastrukture të transportit të gazit është Gazprom. Teknikisht Lukashenko mund të mbyllte rubinetin e gazit, këtë e pranoi edhe Putin në një intervistë televizive, por kjo do të ishte shkelje e rëndë e të drejtës në fuqi e Moska nuk do ta pranonte kaq lehtë këtë.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 8 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 8 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 9 orësh

Nëse vjen puna deri aty, dhe Lukashenko nuk e lejon gazin të shkojë në Europë, Gazpromi ka mundësi të tjera se si të përcjellë tek gazin tek klientët e tij, përmes tre korridoreve të transportit, nga të cilët gazsjellësi Jamal Europa me një kapacitet prej 33 miliardë metër kubikë në vit është më i vogli. Gazsjellësi Nordstream 1 me një kapacitet prej 55 miliardë metër kubikë që është në punë prej 10 vjetësh do të ofrojë drejtpërdrejt përmes Detit Balltik deri në fund të vitit 2024, sipas marrëveshjes 40 miliardë metërkubikë. Në rast nevoje mund të rriten kapacitetet.

Nord Stream 2 do të zëvendësonte Jamal-Europa

Gazprom, krahas kësaj nga ky vit ofron në Europën Juglindore përmes Balkan Stream gaz deri në 15,75 metër kubikë në Bullgari, Serbi dhe Hungari. Ky gazsjellës është vazhdimësi e gazsjellësit nga Rusia në Turqi, Turkish Stream. Por ekziston edhe gazsjellësi Nord Stream 2 i ndërtuar, por që ende nuk ka marrë lejen nga BE me një kapacitet prej 55 miliardë metër kubikë. Nëse Lukashenko e mbyll rubinetin, kjo do të sfidonte Rusinë, nga e cila Bjellorusia është e varur, por nga ana tjetër do t’i sillte edhe favore Moskës. Sepse Moska do të kishte një argument më të fortë pse europianët duhet ta vënë sa më shpejt të jetë e mundur në punë gazsjellësin Nord Stream 2.

Sikur BE të lejonte edhe vetëm një degë të gazsjellësit të ri, Jamal Europa me 27,5 milardë metër kubikë do dilte jashtë loje. Duhet theksuar, se edhe vetë Gazprom për vitin 2021/2022 nuk ka rezervuar kapacitete afatgjata transporti, dhe dëshiron të vendosë çdo muaj se sa gaz do të kalojë përmes tij. Pra çdo lloj gazsjellësi që Lukashenko e përdor si kërcënim për bllokadë do të bëhej i papërdorshëm në rast se bllokada do të bëhej realitet.

Etiketat e lidhura

europagazkrizëLukashenko
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.