Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“DW”: Më në fund Kancelari Scholz shkon në Ukrainë. Por a e ka ai një strategji afatgjatë?

Bota E enjte, 16 Qershor 2022 09:17
“DW”: Më në fund Kancelari Scholz shkon në Ukrainë. Por a e ka ai një strategji afatgjatë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kancelari gjerman më në fund viziton Kievin. Tani shtrohet pyetja: A e ka Olaf Scholz një strategji afatgjatë për Ukrainën? Sepse pa të nuk bëhet, shkruan eksperti Jörg Himmelreich.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas më shumë se 110 ditësh krime lufte barbare të Putinit në Ukrainë, pas më shumë se 110 ditësh shuarje brutale të shumë qyteteve ukrainase dhe njerëzve që jetojnë në to, kancelari gjerman, Olaf Scholz me guximin më të madh politik të tij së bashku me presidentin, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi takohet në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një vizitë që duhej bërë prej kohësh. Por edhe tani ajo është një mesazh i fuqishëm për Putinin, dhe ka efekt më shumë se çdo telefonatë.
Scholz donte të shkonte në Kiev, kur mund të arriheshin rezultate konkrete. Kështu duhet pritur me interes, se çfarë ka në valixhen diplomatike kancelari. Nëse Ukraina mund e duhet të mbrohet, që është edhe një qëllim i shprehur i krerëve të tre shteteve europiane, atëherë ky vend duhet të marrë armë të rënda. Mundësisht edhe municionin për këtë.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 2 orësh
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 2 orësh
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 2 orësh

Politika e Scholzit deri tani thjesht manovrim me gjysmë zemre

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Politika e Scholzit për dërgimin e armëve të rënda është një politikë e premtimeve të papërmbushura. Sistemi i premtuar prej tij më 1 qershor i mbrojtjes ajrore, Iris-T SLM e për të cilin Ukraina ka shumë nevojë do të jetë gati pas disa muajsh. Furnizimi i premtuar i raketahedhësve të tipit Mars II u reduktua së fundmi në tre.

Aktualisht vetëm Britania e Madhe, Norvegjia, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe shtete të tjera kanë dërguar armë të rënda. Vetëm nga Republika Federale, fuqia më e madhe ekonomike e Europës, nuk është bërë një gjë e tillë e krahasueshme. Politika e Scholzit ndaj Ukrainës është me gjysmëzemre, një manovrim mes pritshmërive të NATO-s dhe humorit ditor të anëtarëve pacifistë të grupit parlamentar socialdemokrat. Kjo politikë nuk është vetëm rezultat i një komunikimi të keq, por edhe mungesë e çdo lloj strategjie politike: çfarë mjetesh financiare do të dërgojnë krerët e vendeve europiane, çfarë armësh, për sa kohë dhe me cilin qëllim, nëse Ukraina do duhet të mbrohet?

Me këtë Rusi paqja nuk është e mundur

Kjo të kërkon një vlerësim të ndershëm e gjakftohtë të situatës politike dhe ushtarake. Në plan afatmesëm Putini nuk do të kënaqet me pushtimin e Donbasit, ai do të gjithë Ukrainën dhe më shumë. Vetëm javën e kaluar ai e krahasoi veten me Carin e Madh, që në Luftën 20 vjeçare Nordike donte të rimerrte pjesë të Suedisë dhe të forconte pushtetin. Deklaratat e tij duhen marrë seriozisht dhe të mos reduktohen si ëndrra imperiale ruse.

Me këtë Rusi nuk ka mundësi për paqe në Europë, por paqja duhet mbrojtur në bashkësinë transatlantike kundër këtij vendi. Putini nuk do paqe, ai do luftë për të ndryshuar Europën, dhe këtë për shumë vite, për dekada. Lufta zhvillohet me të gjitha mjetet financiare dhe ekonomike, me pasoja të ndjeshme për çdo europian.

Sa kohë Europa do të durojë barrën e luftës?

Në plan afatshkurtër, Ukraina në këtë luftë të përqëndruar në Donbas maksimalisht mund t’ia dalë që të pengojë përparimin e mëtejshëm rus brenda vendit. Edhe ushtria ruse pas humbjeve të ndjeshme ka nevojë për një pauzë, për të mbledhur forcat. Ky do të ishte momenti i një pushimi të përkohshëm shkëmbimit të zjarrit, për të cilën Zelensky duhet të bindet patjetër me garancitë që ofron perëndimi, sado e vështirë të jetë kjo.

Faktori kohë luan një rol të madh: Sa kohë ka nevojë Putini për përtëritjen e forcave ushtarake? Kur do t’i marrë Ukraina më në fund armët e rënda që i duhen me kaq urgjencë? Sa kohë i duhen NATO-s dhe Bundeswehrit për të qenë vërtet të aftë për t’u mbrojtur në këtë luftë të gjatë? E sa kohë shoqëritë europiane do të durojnë barrën ekonomike?

Kancelari duhet ta përgatisë popullin gjerman për këtë skenar të skicuar shkurt në diskursin publik, nëse do që ai të mbështesë politikën e tij. E për këtë nevojitet lidership i vërtetë dhe jo manovrime të politikës së ditës.

Jörg Himmelreich
Dr. jur. Jörg Himmelreich është profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike të Parisit, “Affilié an der École Supérieure de Commerce à Paris” (ESCP), në Kampusin e Berlinit. Që në vitin 2007 ai paralajmëroi për herë të parë nga veprimet e Putinit në revistën “Politika Ndërkombëtare” të Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme./DW

Etiketat e lidhura

Kancelari Scholzukrainevizitë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 5 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 14 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 23 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 31 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.