DW: Ndotja e ajrit ua vështirëson jetën qytetarëve të Ballkanit, 500 raste vdekjesh të parakohshme çdo vit

Nga Deutsche Welle

Në qytetet e mëdha në vendet e Ballkanit si dhe në Itali qytetarët përballen me problemet nga smogu dhe ajri i ndotur.

Të premten (17.01) në Beograd pas dhjetë ditësh më në fund u shpërbë mjegulla e dendur. Mjegulla e krijuar prej të ftohtit dhe lagështirës ishte përzierë me ajrin e ndotur prej ngrohjes, makinave dhe centraleve të energjetikës. Nisma qytetare “të mos mbytet Beogradi” kritikoi qendrimin e qeverisë ndaj këtij problemi dhe bëri thirrje të premten për një protestë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi: “Problemi ekziston, por ekziston edhe një fushatë që ndonjëherë është groteske”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dimër kanë probleme me ajrin e ndotur edhe qytete të tjera të mëdha në Ballkan, kryesisht metropolet në situata gjeografike në lugina si p.sh. Sarajeva në Bosnjë-Hercegovinë apo Shkupi në Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e kaluar programi i OKB-së për mjedisin Unep hulumtoi ndotjen e ajrit në 19 qytete të Ballkanit. Sipas raportit ndotja e ajrit në qytetet e verifikuara shkakton çdo vit 500 raste vdekjesh të parakohshme. Shkaktari kryesor janë emisionet e centraleve të energjetikës dhe sistemet e ngrohjes. Edhe në disa pjesë të Italisë prej ditësh mbizotëron gjendje alarmi prej smogut. Në Romë deri të premten pati ndalim të qarkullimit për makina me naftë. Megjithatë vlerat e grimcave të ajrit në stacionet matëse nuk janë ulur.

Vlera të rritura ka pasur prej ditësh në Torino, ku u vendos ndalimi i qarkullimit me automjete.Të prekura kanë qenë edhe qytetet Piacenza, Parma e Modena. Arsyeja e ajrit të ndotur ndër të tjera ka të bëjë edhe me motin me thatësira të vazhdueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?