DW: SHBA ndërpret përfundimisht marrëdhëniet me OBSH-në. Trump e quan organizatë të dështuar

Nga Deutsche Welle

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dështuar në zbatimin e reformave, tha Donald Trump në Uashington. Presidenti amerikan akuzoi OBSH për “keqmenaxhim” në krizën e Koronës dhe njëanshmëri në favor të Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump e bëri realitet kërcënimin e mëparshëm. Në grindjen për mënyrën e veprimit në pandeminë e Koronës, Trump e kishte akuzuar më parë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, OBSH, me ndërprerjen e vazhdueshme të kontributeve amerikane dhe me daljen e vendit nga kjo organizatë, nëse nuk ka “përmirësime themelore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të premten, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se mjetet financiare që SHBA i ka dhënë deri tani OBSH do të përdoren për projekte të tjera shëndetësie në botë që meritojnë mbështetje. Ai e akuzoi këtë organizatë se ndodhet nën kontrollin e Pekinit, megjithëse SHBA është vendi që paguan disa herë më shumë kontribute se Kina. OBSH nuk ka qenë gati për reformat e nevojshme. Që më parë presidenti amerikan e kishte etiketuar OBSH si “të fokusuar te Kina për ta shprehur më butë”. Ai ka bërë përgjegjëse OBSH për përhapjen e virusit Korona.

Swiss Digital Mobile Reklama

E paqartë nga konferenca është, nëse Trump nënkupton edhe një dalje formale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nëse ai do të ndalë kontributet e detyruara të SHBA-së apo nëse SHBA nuk duan të ofrojnë më kontribute vullnetare për OBSH. SHBA kanë qenë deri më tani kontribuesi më i madh i OBSH. Sipas Trump shifrat e pagesave amerikane janë afër 450 milionë dollarë në vit. Kontributi i detyruar për vitet 2020, 2021 kap shifrën e 116 milionë dollarëve. Kontributi i Kinës për këtë periudhë arrin vetëm 57 milionë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?