DW shkruan për zjarret në Shqipëri: Flakët pushtojnë malet, por katastrofat shmangen

Ashtu si në të gjithë Europën jugore edhe në Shqipëri është java e dytë që luftohet me flakët. Një numër i konsiderueshëm forcash të armatosura, zjarrfikësit e banorët janë angazhuar për shuarjen e tyre.

Vatrat e zjarrit të izoluara apo të tjera aktive kryesisht në malësitë e Shqipërisë Jugore e Veriore vazhdojnë të angazhojnë qindra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe komunitetet lokale për shuarjen e tyre dhe shmangien e mbërritjes së tyre në zonat e banuara. Zjarret në Shqipëri kanë hyrë në javen e tyre të dytë, të shkaktuara nga temperaturat afrikane por dhe nga zjarrvënës të qëllimshëm, 6 prej të cilëve janë arrestuar nga policia.

Në deklaratën e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, të publikuar afër mesnatës, (05.08) bëhet me dije se në Gadishullin e Karaburunit vatra e rrezikshme e zjarrit është izoluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër i konsiderueshëm forcash të armatosura dhe mjetesh u angazhuan në vatrën e re të zjarrit në malësitë pranë lumit të Vlorës dhe arritën të frenojnë përhapjen e flakëve, nga erërat e shpejta, duke shmangur një katastrofë të mundshme, nëse zjarri do të arrinte në zonat e banuara dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë. ”Parandalohet katastrofa në zonën e Lumit të Vlorës. Ndërhyrja masive e trupave të ushtrisë nga toka dhe helikopterët nga ajri neutralizuan rrezikun e jetës dhe banesave atje” bëri me dije në orët e vona të mbrëmjes, të enjten, (05.08) Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vatra të reja zjarri në malet e Kukësit

Lufta kundër zjarreve të premten është përqëndruar ot, (06.08) në vatrën e re të zjarrit, në malësitë e Kukësit, (Shqipëria Veri-Lindore). Ministria e Mbrojtjes bën me dije që zjarri ka përfshirë Malin e Runës (1875 metra i lartë) dhe ka arritur majën e tij. Trupat e ushtrisë dhe zjarrfikësit synojnë ta mbajnë zjarrin nën kontroll dhe pengojnë mbërritjen e tij në zonat e banuara.

Kurse vatra e zjarrit në Malin e Shëngjinit, në Lezhë është neutralizuar plotesisht.

Në Shkodër, Pukë , Mallakatër, Korꞔë, Delvinë dhe Gjirokastër vatrat e zjarrit janë ende aktive por me një fuqi përhapjeje më të ulët dhe nën kontroll. Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha ende të pallogaritura. Deri tani viktima e tyre e vetme, është 64 vjeçari Andrea Haxhiaj, që u gjet pa jetë, i asfiksuar në vreshtin pranë banesës së tij, në fshatin “Asim Zeneli”, në krahinën e Lunxherisë, në Gjirokastër.

Pritet që të premten (06.08) të mbërrijnë nga BE helikopterët që Hollanda dhe Çekia do të sjellin për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?