Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:03 Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor Marina e Gardës Revolucionare të Iranit njofton se një cisternë që transportonte LNG goditi një minë detare dhe shpërtheu në Ngushticën e Hormuzit. Të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Trazira pas vrasjes së 25-vjeçarit në Tiranë. Situata doli jashtë kontrollit

Politikë E enjte, 10 Dhjetor 2020 09:22
DW: Trazira pas vrasjes së 25-vjeçarit në Tiranë. Situata doli jashtë kontrollit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW-

Protestuesit kërkuan të mërkurën në Tiranë drejtësi për 25 vjeçarin e vrarë nga policia. Ndërkohë kanë filluar hetimet ndaj policit që hapi zjarr me pasojë humbjen e jetës.

Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjarr pemëve të Krishtlindjes si edhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Shkak i protestës u bë vrasja e një të riu: Në minutat e para të pas mesnatës së të martës, (8.12) një efektiv i forcave speciale të policisë hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje të riun 25 vjeꞔar Klodian Rasha, që po kthehej në banesën e tij, në zonën e Laprakës, kur ishte ora policore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti Covid.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima nuk ndaloi kur këtë ia kërkoi efektivi i forcave speciale. Përkundrazi vrapoi gjë që solli ndjekjen e tij nga polici dhe më pas hapjen zjarr. 25 vjeꞔari i plagosur rëndë humbi jetën në spital.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të njëjtat burime njoftojnë se polici që qëlloi është arrestuar dhe ndaj tij janë hapur hetimet nga Prokuroria për veprat penale “vrasje në tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre”. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thanë të mërkurën për DW, se “kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Policia nuk do të japë detaje dhe nuk do t’i përgjigjet pyetjeve të medias para se kjo të ndodhë.”

Mund t'ju interesojë

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Para 2 minutash
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 17 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 20 orësh

Kronikë e një proteste në kohë COVID-19

Protesta filloi në pasditen e të mërkurës dhe vijoi deri në mbrëmje, Në parullat e tyre protestuesit kërkuan “Drejtësi për Klodianin” dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Në parullat e tyre demonstruesit e cilësonin demokracinë në Shqipëri “jo funksionale dhe fallco”. Protesta kaloi nga paqësore në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. Tensionet me policinë nisën para Ministrisë së Brendshme, kur protestuesit qëlluan me sende të forta godinën e kësaj Ministrie dhe me hurma, frutin që kishte në duar i riu Klodian Rasha, kur u qëllua me armë zjarri. “Hurmat nuk vrasin” lexohej në parullat e protestuesve. Protestuesit i vunë flakën Pemës së Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbe.

Situata u tensionua më tej kur protestuesit u spostuan nga Ministria e Brendshme, para Kryeministrisë. Pasi qëlluan me sende të forta derën kryesore të kryemistrisë ata tentuan të hynin brenda. Situata doli jashtë kontrollit të policisë kur protestuesit dhe forcat e policisë patën përplasje fizike dhe u rivendos kur mbërritën forcat speciale, që përdorën ujë me presion ndaj protestuesve. Ata u zbrampsën nga dera kryesore e hyrjes ne Kryeministri dhe i vunë zjarrin Pemës së Krishtlindjeve, të vendosur para godinës. Pas kryeministrisë protestuesit iu drejtuan sërish Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës dhe u shpërndanë. Pastaj protesta rinisi në orën 22.00 kur fillon ora policore në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së Klodian Rashës që theu atë duke mos iu bindur urdhrit të policit për të ndaluar. Sipas njoftimit të policisë protesta e të mërkurës shkaktoi 9 policë të plagosur dhe 1 protestues, kryesisht në kokë nga goditja me sende të forta..

E drejta e hapjes zjarr dhe një shërbim i munguar

Në ligjin e Shqipërisë për funksionimin e Policisë së Shtetit ka disa nene lidhur me të drejtën e përdorimit të armës së zjarrit. Përdorimi i armës së zjarrit kundër 25 vjeçarit Klodian Rasha nuk bën pjesë në asnjë nga nenet e ligjit. Në to theksohet domosdoshmëria e paralajmërimit dhe hapja zjarr jo për të shkaktuar humbjen e jetës, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e viktimës.

Hetimi pritet të nxjerrë në dritë rrethanat ende të panjohura. Burime konfidenciale nga Policia thanë për Deutsche Wellen, që efektivi i Forcave speciale është në gjendje të rënduar psikologjike. Të njëjtat burime pohuan se në Shqipëri mungon shërbimi psikologjik për efektivat e policisë, që në punëne tyre të përditshme ndeshen me anën e errët të shoqërisë, me krimin, gjë që sjell pasoja negative në shëndetin e tyre mendor. Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një stres të madh edhe mes efektivave të policisë që duhet të kontrollojnë zbatimin e masave kufizuese, distancimin social, vendosjen e maskave. Mungesa e shërbimit psikologjik për të menaxhuar stresin shkakton edhe veprime të tilla, argumentuan burime konfidenciale për Deutsche Wellen./DW

Etiketat e lidhura

DWklodian rashaprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Para 1 minute

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 2 minutash

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet
Para 3 minutash

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia
Para 5 minutash

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.