Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Zgjedhjet rajonale në Francë, test i rëndësishëm

Politikë E hënë, 21 Qershor 2021 09:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trendet politike të votimit në Francë janë gjithmonë të rëndësishme edhe për vendet fqinje. Në Francë u zhvilluan zgjedhjet rajonale, konservatorët dalin forca kryesore, partia e Macron renditet e pesta.

Në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale në Francë, konservatorët kanë dalë deri më tani forca kryesore. Konservatorët shohin kështu shansin të rrëzojnë presidentin Macron në vitin e ardhshëm. Partia konservatore e presidentit, Sarkozy, Les Republicans me kreun e saj bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave. Kreu i konservatorëve, Christian Jacob u shpreh se partia e presidentit, ka pësuar “një dështim të pashembullt.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pothuajse 46 milionë njerëz kishin të drejtën të votojnë në zgjedhjet lokale për pushtetin në rajone. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore, që është testi i fundit në mbarë vendin para zgjedhjeve presidenciale që mbahen në pranverën e ardhshme. Ndaj rezultati i votimit shikohet me shumë vëmendje në Paris – dhe jo vetëm atje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Raundi i parë i votimit

Posaçërisht me vëmendje u panë rezultatet e të djathtës ekstreme në këto zgjedhje. Por partia e Marine Le Pen ka mbetur shumë pas pritshmërive të saj. Partia Rassemblement National e Marine Le Pen (më parë: Front National) arriti të marrë vetëm 19% të votave, duke u renditur e dyta. Populistët kishin shpresa të fitonin në 13 rajone, sepse sipas sondazheve, partia Rassemblement National pritej të bashkonte rreth vetes një të katërtën e elektoratit. Në zgjedhjet e fundit në dhjetor 2015, e djathta ekstreme doli mirë, pas raundit të parë të votimit ishte madje forca e parë politike, por nuk arriti të fitojë në asnjë prej rajoneve në këto zgjedhje.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Vëzhguesit i shohin këto zgjedhje si një lloj dueli mes Le Penit dhe presidentit aktual Emmanuel Macron.

Partia e krijuar së fundi e Macronit LREM arriti një rezultat vetëm me 11% duke u renditur e pesta, sipas TV France 2. Por rezultatet e dobëta të kësaj partie në zgjedhjet rajonale nuk janë domosdoshmërisht sinjal se Macroni mund të humbë pushtetin edhe në nivelin qendror, sipas ekspertëve.

Socialistët arritën të marrin 16% të votave, kurse 13% shkuan për Të Gjelbrit. Pjesëmarrja në këzo zgjedhje 31-34% konsiderohet mjaft e ulët.

Kompetencat e rajoneve

Në zgjedhjet e ditës së dielë është votuar ndër të tjera edhe për këshilltarët rajonalë. Rajonet e Francës kanë kompetenca të rëndësishme në fushat e transportit publik, arsimit dhe zhvillimit ekonomik, por edhe në kulturë dhe sektorin social. Në Francën e centralizuar, megjithatë, ndikimi i tyre është i kufizuar krahasuar me shtetet federale gjermane. Shumica e rajoneve aktualisht drejtohen nga partitë tradicionale popullore konservatore dhe socialiste.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin në mars, por votimi u shtypër shkak të pandemisë Corona. Megjithë masat e shumta lehtësuese në vend, në zgjedhje ka pasur rregulla të rrepta të higjienës. Në vendvotime kërkohej vendosja e maskës, ndërsa brenda mund të futeshin më së shumti tre persona njëkohësisht. Një javë më vonë do të mbahet balotazhi./dw

Etiketat e lidhura

Zgjedhjet rajonale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 8 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 44 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 45 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.