“Dy biznesmenë u thirrën nga BKH dhe u kanë marrë telefonat!”/ Artan Hoxha jep detajet nga “vizitat” në BKH

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku dha detaje nga hetimet që po kryen SPAK për çështjen CEZ-DIA, për të cilën u thirr edhe Ilir Meta për t’u pyetur.

Hoxha deklaroi se ditët e fundit dy biznesmenë janë thirrur nga BKH për t’u pyetur dhe aty u kanë mbajtur telefonat.

“Dy biznesmenë janë thirrur nga BKH për të dëshmuar për një çështje tjetër, dhe u janë marrë celularët. Pra i thirrën për histori tjetër dhe u morën elularët. Kur i thirrën, njëri e kishte me vete celularin dhe ia morën. Tjetri i tha e kam lënë në shtepi, ok i thanë hajde shkojmë e marrim në shtëpi”, zbuloi Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha dha detaje edhe nga thirrja e Ilir Kullës, ish këshilltarit të Metës, në SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zoti Kulla është thirrur sepse ka njohje edhe me zotin Meta edhe me zotin Ismailaj. Rezultojnë disa udhëtime në Pragë, në Vienë. Zoti Kulla nuk tha gjë kur doli por është thirrur për këtë”, tha Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?