“Dy luanë ka sot Europa, Llukashenko e Edi Rama”
Lajmi se në Shqipëri nuk janë rritur për herë të parë pagat pas më shumë se një dekade ka shkaktuar shumë trazim në rrjetet sociale.
Por duket se nuk jemi të vetmit.
“Dy luanë ka sot Europa, Llukashenko dhe Edi Rama. Shqipëria dhe Bjellorusia, dy vendet e vetme në Europe sipas FMN ku ranë pagat reale. Në Shqipëri pagat dhe pensionet nuk u rritën, por ranë sepse 160 milionë dollarë u vodhën vetëm në 7 muaj nga doganat dhe tatimet. Rrit taksat, vidh taksat dhe bjeri popullit. Kjo është dyshja Rama-Meta,” shkruan në FB kryetari i PD, Lulzim Basha.