FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy ministra shqiptarë në qeverinë e re të Abazoviç

Mandatari për kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka propozuar strukturën e qeverisë se re, për të cilën deputetët do të vendosin këtë të enjte. Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.

Shqiptarët do të përfaqësohen me Marash Dukaj në postin e ri si Ministër i Administratës Publike, duke përfaqësuar në qeverinë e Abazoviç Listën Shqiptare koalicionin që përfshin partitë Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit.

Fatmir Gjeka është përfaqësuesi tjetër i shqiptarëve në këtë qeveri, i emëruar nga Abazoviç si ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave etnike aktualisht deputet i koalicionit “Bashkë nji za” në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?