Dy të vdekur pas një sherri çasti!

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Velipojë, pranë stacionit të autobusëve. Pas një sherri të çastit ka kërcitur arma, ku ka dy të vdekur. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe aksin Velipojë-Shkodër.

Kanë ndërruar jetë A.Ishmi dhe E. Hoxha.

Velipojë/Informacion paraprak i policisë:

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit   E.F., dhe G. F., dyshohet  se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit  A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë  për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si  grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë,  Njësia Shkodër.

Njëkohësisht  është ngritur një grup i posaçëm hetimor  i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP