E dhunuan me grushte brenda zyrës, pastaj e qëlluan me armë, si ndodhi plagosja e aktivistit të PD
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e aktivistit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni “BalkanWeb” raporton se policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim.
Kështu, siç mëson gazetarja Bezat, përveç Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe M.SH.
Troplini dhe shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD dhe e kanë dhunuar me grushte aktivistin demokrat. Më pas, ka shkuar Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të plagosur.
KOHA JONË SONDAZH

