“E marta e shenjtë për katolikët”, Basha pritet me brohoritje dhe ovacione në Kurbin: “Rama ik!”
Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar mbrëmjen e së martës qytetarët e Kurbinit. Në fjalën e tij, Basha përmendi po ashtu se kjo e martë është e shenjtë për besimtarët katolikë.
Megjithatë, kryedemokrati ngatërroi datën e përfundimit të pelegrinazhit, me atë të ditëlindjes së tij më 12 qershor.
“Ju përshëndes nga Kurbini në këtë të martë të shenjtë për besimtarët katolikë, është nata e parë, e marta e parë e Shna Ndout , përfundon pelegrinazhi në 12 qershor, kur Shqipëria do të marrë pjesë.. më 13, se më 12 është ditëlindja ime.”
Në Kurbin, kryetari i PD u prit me brohoritje, qytetarët mbanin dy gishtat larg dhe brohorisnin “Rama ik!”.