E ngarkuara e SHBA-së takon Arben Kingjin. Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis të dyja vendeve

E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn u takua këtë të martë me Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji. Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i vendit tonë me SHBA-në për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak

”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë kolektive”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?