FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, ndjek stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare në Bizë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndan imazhe nga stërvitja e “Defender Europe 25” në Bizë, Ambasada Amerikane në Tiranë sqaron se forcat amerikane dhe shqiptare po stërviten krah për krah me aleatët e NATO-s, duke u mbështetur në forcën dhe bashkimin që e mbajnë rajonin të sigurt dhe kombet tona të mbrojtura.

Sot në Bizë stërvitja është ndjekur edhe nga e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, Gjeneral Brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e ShBA dhe Gjeneral Brigade Mike LaPoint nga Garda Kombëtare e Neë Jersey.

Ata iu bashkuan udhëheqësve shqiptarë për të vëzhguar stërvitjen Exercise Immediate Response – një pjesë kyçe e DEFENDER 25 – dhe për të parë se si bashkëpunimi ynë strategjik transformohet në gatishmëri të vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?