E nominuara e SHBA për ambasadore në Shqipëri, seancë dëgjimore në Senat

Senati Amerikan ka caktuar datën e seancës dëgjimore me të nominuarën e presidentit Donald Trump për ambasadore në Shqipëri. Burime diplomatike thonë se e nominuara Yuri Kim do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019.

Nëse pas kësaj seance dëgjimore Senati do t’i japë dritë jeshile, atëherë me gjase fillimi i vitit 2020 do ta gjej zonjën Yuri Kim si ambasadore në Tiranë.

Yuri Kim është zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?