Arian Çani një dhuratë-ironi, Ramës

Rikthimi i Edi Ramës në emisionin “Zonë e Lirë” ku mungon prej 7 vitesh nuk mund të kalonte pa surpriza. Dhe për këtë ka menduar vetë moderatori i emisionit Arian Çani.

Nisur nga fushata e kryeministrit i cili po i kërkon shqiptarëve një votë plebishitare për ti lënë atij dhe PS të vetëm timonin e qeverisjes, Çani ka pasur një ide origjinale. Ai ka shkuar vetë në një varrezë makinash dhe i ka shkulur timonin një makine të vjetër, dhe atë e ka mbajtur poshtë tavolinës së tij. “Ke disa javë që kërkon një timon ja ku e ke dhuratë nga “zona” – ka qenë ideja e Çanit.

Pra nga ky çast Edi Rama nuk mbetet pa timon!

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Më urdhëruan të vija tek një ‘legen’… Arjan Çani: Plehrë…(Foto)

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Rama ka pohuar se nuk kishte shkuar atje me dëshirën e tij, por me urdhërin nga  këshillëtari i tij, Endri Fuga.

‘Më morën më futën në makinë dhe erdha.’-ka thënë Rama.

‘Po si erdhe tek unë që çfarë nuk kam thënë për ty. Si nuk i the Fugës që unë nuk shkoj tek ai ‘plehrë’.’-ka provokuar Arjan Çani.

‘Po i thashë që nuk shkoj tek ai ‘legen’ por urdhri i Fugës nuk kthehet mbrapa’-tha Rama.

Arian Çani i fut duart Edi Ramës

Çani për të besuar se kryeministri nuk kishte antiplumb, e ka kontrolluar atë vetë , por në një moment delikat i ka derdhur edhe birrën. Ndërkohë që Rama nga ana tjetër ka reaguar i qet si dhe e ka falënderuar për një dhuratë, timon që i ka bërë Cani. Rama ka zbuluar ndër të tjera edhe moshën e tij që është 54 vjeç. “Une nuk doja te vija, por me urdheroi Fuga”, tha ai.

Biseda mes tyre

Cani: I trashe njerëzit më këtë timonin

Rama:Se kuptoj unë këtë trashjen, ngaqë nuk i jap makinës vetë se kuptoj

Cani: Ka ngjit kjo të njerëzit. Kam një dhuratë për ty

Rama: Një timon…

Cani: Do ta mbash timonin…

Rama: Po patjetër unë mezi e gjeta.

Cani: Shiko, po të dhuroj këtë timon, është timon Benz-i, unë e di që ti s’i jep makinës, por është dhuratë simbolike. Nuk ka Airbag se këtu ka qenë Ilir Meta, këtu është bosh, o e zë Meta o Basha, po u përplase nuk ka kush të mbron tani, do e mbash?”

Rama qesh

Cani: keni 7 vjet që nuk keni ardhur këtu. Dhe me mua vite që nuk flet, tani si të të thërras unë..

Rama:Si të duash

Cani: të të fus pak duart

Rama: Ku?

Cani: Në trup për të parë nëse ke antiplumb apo jo

Rama: Po mo hajde s’ka gjë

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?