E plotë/ Zgjedhja e presidentit të ri, Gramoz Ruçi letër Metës, ja çfarë i kërkon

Në një kohë kur mandati i kreut të shtetit, Bujar Nishanit mbaron më 24 korrik, Partia Socialiste është vënë në lëvizje për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e presidentit të ri. Ndaj, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka dërguar sot një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbi përcaktimin e kalendarit për zgjedhjen e presidentit të ri. Në letër ndër të tjera Ruçi i ka kërkuar Metës që për këtë çështje të mbledhë dhe Konferencën e Kryetarëve.

Ruçi kërkon që të Konferenca e Kryetarëve të mblidhet nesër (13 prill), ndërsa propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë më 19 prill.

Ndërkohë, po sot, Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë sqaroi se nisja e procedurave për Presidentin e ri bëhet nga data 13 prill deri më 9 korrik 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letrën e tij Ruçi shkruan: “Kërkoj që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë më datë 13 prill 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi sa më sipër, më lejoni që nëpërmjet kësaj shkrese, në zbatim të pikës 2 tç nenit 12 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, t’Ju parashtron kërkesën time për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve më datë 13 prill 2017 në orën 10:00 me rend dite;

1-fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë;

2. Përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”.

Ndërkohë, sa i përket raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës, në përputhje me parashikimet kushtetuese të sipërcituara, propozoj që votimit të kryhet në seancën plenare të posaçme më datë 19 prill 2017”.

Po sot, Drejtori i Shërbimit Juridik të Kuvendit Alban Brati i dërgoi një memo Metës ku e njofton për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës një ditë para afatit të nisjes së procedurave.

Në letër thuhej se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017. Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?