E rrahën se nuk pagoi pa kupon tatimor, Rama: Falenderoj qytetarin shembull
Një qytetar refuzoi të paguante kafen që kishte konsumuar pasi nuk i dhanë kuponin tatimor dhe u godit nga kamarieri.
Në pranga përfundoi kamarieri 22-vjeçar Emiljano Maliqi si dhe administratori i lokalit Dritan Jonuzi.
Pas ngjarjes reagoi edhe kryeministri Rama i cili në Twitter falenderoi qytetarin për shembullin e dhënë.
“Falenderoj me respekt qytetarin shembull që refuzoi të paguajë pa kupon dhe denoncoi reagimin brutal të abuzuesve që u ndaluan nga policia!”, shkruan Rama në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

